Ushqime 100% Natyrale
Produktet tona vijnë direkt nga toka dhe pyjet, të mbledhura dhe përpunuara me kujdes për të ruajtur shijen dhe vlerat ushqyese që ofron natyra.
Rr.Qerim Statovci, Batllavë Podujevë
Eco Fruits SHPK, një biznes familjar që e filluam rrugëtimin tonë në vitin 2012 me një vizion të thjeshtë, por të fuqishëm: të kultivojmë produkte natyrore me cilësi të lartë dhe t’i sjellim ato në tryezat e njerëzve me përgjegjësi dhe përkushtim.
Fillimisht u përqendruam në kultivimin e kërpudhave shampinjon, me një kapacitet prej 15 tonësh në muaj. Përkushtimi, puna e palodhur dhe dashuria për bujqësinë na shtynë të rritemi. Sot kemi arritur të rrisim kapacitetin tonë të prodhimit në 75 ton në muaj, dhe veprimtaria jonë është zgjeruar ndjeshëm.
Në vitin 2017, themeluam qendrën për grumbullimin e pemëve, perimeve dhe kërpudhave të egra, ku mbledhim fruta si dredhëza, mjedra, boronica, aroninë, kajsitë, kumbullat, mollët, si dhe specin. Një pjesë tjetër e rëndësishme e punës sonë është grumbullimi i kërpudhave të malit, ku përpunojmë dhe eksportojmë lloje si Boletus (porcini), Lactarius dhe Chanterelle, në formë të ngrirë dhe të zierë.
Në vitin 2021 hodhëm një hap të ri duke investuar në linjën për prodhimin e jogurtit të frutave, ku tashmë prodhojmë disa lloje të jogurtave të shijshme dhe të shëndetshme, të cilat përgatiten me fruta natyrale dhe standarde të larta cilësie.
Aktualisht, kemi një ekip prej 30 punëtorësh të rregullt, ku 70% e tyre janë gra, dhe gjatë sezonit punësojmë rreth 80 punëtorë shtesë.Jemi krenarë që jemi ndër kompanitë më të qëndrueshme dhe të besueshme në fushën tonë.
Pas çdo produkti tonë fshihet një histori përkushtimi, respekti për natyrën dhe dashuri për punën që bëjmë. Ne besojmë në një bujqësi të pastër, të qëndrueshme dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë.
Produktet tona vijnë direkt nga toka dhe pyjet, të mbledhura dhe përpunuara me kujdes për të ruajtur shijen dhe vlerat ushqyese që ofron natyra.
Punojmë me teknologji bashkëkohore që garanton standarde të larta higjiene dhe cilësie në çdo fazë të prodhimit dhe përpunimit.